Javë e qetë në Superligë, një inicim disciplinor

Javë e qetë në Superligë, një inicim disciplinor

Inicim disiplinor ndaj Nderim Nexhipit, ofendoi gjyqtarin Genc Nuza, thuhet në njoftimin e FFK-së, duke iu referuar vendimit të Komisionit të garave, shkruan Gazeta Enigma.

Komisioni i Garave të FFK-së ka ngritur inicim disciplinor ndaj drejtorit sportiv të FC Ballkani dhe ka diskutuar lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të të Superligës edicioni 2021/2022.

Drejtori sporti i Ballkanit, Nderim Nexhipi, ka ofenduar gjyqtarin e ndeshjes Genc Nuzën, ndaj të cilit është ngritur inicim disciplinor, thuhet në njoftim.

“Zyrtari i FC ‘Ballkani’ Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84, në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt”, thuhet në raportin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani, i cili u mor trajtua nga komisioni disciplinor në takim dhe u morr vendimi për inicim disciplinor, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles