Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se javën e ardhshme pritet që të fillojë sanimi i përhershëm i kanalit në Ibër-Lepenc dhe se po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.
“Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, shkroi Durmishi në një postim.
Shpërthimi në Ibër-Lepenc u ekzekutua në orët e vonshme të 29 nëntorit, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë të banorëve përreth.
Për këtë incident, deri më tani janë arrestuar 10 persona. /Gazeta Enigma