Jehona Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë

Jehona Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale në sektorin energjetik, duke e akuzuar Qeverinë Kurti për favorizim të interesave të ngushta dhe për dështim total në mbështetjen e prodhuesve vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ngriti alarmin për shkyçjen masive të bizneseve nga rrjeti elektrik, duke thënë se vetëm sot janë prekur mbi 1.400 biznese në gjithë vendin.

“Kosova është shndërruar në një shtet ku qytetari paguan më shumë, jeton më keq dhe rrezikon të mbetet pa punë. Vendi ku biznesi nuk guxon të ëndërrojë sukses, sepse pushteti ia mbyll rrugën”, shkroi deputetja.

Related Articles