“Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia e Serbia duan të na destabilizojnë”

“Jemi të gatshëm të përgjigjemi nëse Rusia e Serbia duan të na destabilizojnë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi ynë duhet të jetë i gatshëm në qoftë se Serbia dhe Rusia, të dyja bashkërisht tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

Osmani tha se në këto raste, anshmëria e Bashkimit Evropian karshi Serbisë do të ketë ndikim, e që për këtë thotë se BE-ja më në fund duhet ta ndalojë lojën e dyfishtë të Serbisë.

“Ne nuk frikësohem, por ne duhet të jemi të gatshëm të përgjigjemi në qofte se Serbia dhe Rusia bashkërisht dëshirojnë të destabilizojnë vendin tonë apo rajonin. Sic ndodhi, në shtator të vitit të kaluar, kur vetëm se Kosova ndërmerrte masa në te drejtën e saj, Serbia mblodhi tenkat ofroi helikopterët e Rusisë afër kufirit tonë dhe erdhi ambasadori rus për t’i bekuar forcat serbe për të hyrë në Kosovë.

Nuk është që ata nuk e kanë një synim të tillë. Mirëpo kjo do të varet shumë edhe nga ajo se si do të sillet BE-ja në raport me Serbinë. Sic e përmenda, BE-ja më në fund duhet ta ndalojë lojën e dyfishtë të Serbisë, nuk mundesh edhe ta quash vetën proevriopian që nuk janë”, tha Osmani në ATV.

Tutje, Osmani shtoi se Kosova është e përgatitur dhe janë në koordinim të plotë me NATO’n nëse në një tentim për destabilizim të vendit ndodh.

“Kështu që ne i bëjmë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta mbrojtur vendin tonë., të gjitha institucionet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie, jemi në koordinim të plotë me NATO’në në këtë rast me KFOR’in, në mënyrë që mos të lejohet asnjë centimetër e territorit tonë nga forcat serbe në rast se ata synojnë një gjë të tillë. Ata e dijnë që një kohë të gjatë që në Kosovë nuk do të përballen vetëm me Kosovën, por edhe me NATO’n, kështu shpresojmë që nuk do të synojnë një gjë të tillë. Por, duke e njohur Serbinë, duhet të jemi të gatshëm edhe për tendencat e tyre destabilizuese”, shtoi Osmani.

Related Articles