“Jemi të keqpërdorur nga Beogradi e Prishtina”

“Jemi të keqpërdorur nga Beogradi e Prishtina”

Ish-Kryetari i Listës Serbë, tash kryetar i Partia e Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në një intervistë për InDoks ka rrëfyer për të kaluarën e tij, për përplasjen në mes të qeverisë në Beograd e asaj në Prishtinë dhe si ndikon kjo në jetën e serbëve por edhe të të tjerëve në Veri të Kosovës.

Aktualisht, sipas tij, situate në Veri është afër pikës për t’u ndezur. Por kjo situatë nuk është vetëm tani. Kështu është gjithmonë, thotë Jabllanoviq.

“Situata në Veri të Kosovës është çdo herë normale, por gjithmonë afër pikës që të ndizet, të ketë probleme”, tha ai.

Sipas tij, kjo situatë nuk vie si pasojë e serbëve të veriut por, ai fajtor lenë Beogradin e Prishtinën.

“Mendoj që në situatën në Veri të Kosovës kurrë s’kanë ndikuar serbët e Veriut të Kosovës. Ajo çdo herë është krijuar nga Beogradi, nga Qendrat e Fuqishme Ndërkombëtare dhe nga Prishtina. Më së paku ndikim në situatën në Veri të Kosovës çdo herë kanë pasur serbët. Ata çdo herë kanë qenë të futur në qosh dhe të befasuar me disa situate”, deklaroi ai.

Kjo situate nuk i ka prekur vetëm serbët, por edhe komunitetet tjera që jetojnë atje.

“Tani është gjendja e tillë ku qytetaret janë të frikësuar, njerëzit e harrojnë një fakt: që në Veri të Kosovës nuk jetojnë vetëm serbët, por në Veri të Kosovës jetojnë edhe shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët…E dini, kurdo që krijohet ndonjë situatë kritike e vërtetë apo e rrejshme, duhet gjithmonë të kihet ne mendje qe ajo i prek në mënyrë të barabartë serbët, shqiptarët, goranët, boshnjakët.., ”, deklaroi ai.

Qytetarët në Veri të Kosovës ndjejnë frikë dhe trazim në këto javë, thotë Jabllanoviq.

“Mendoj që njerëzve normal në Veri u është bërë boll më me gjithçka. Të tepërta situatat të cilat në ndonjë moment mund të jenë të rrezikshme fizikisht për këtë popullsi. Qytetarët në Veri të Kosovës ndjejnë frikë dhe trazim në këto javë, te themi që nga 31 korriku. Gjithsesi”.

Tutje, politikani serb ka folur për zgjedhjet dhe targat. Ka denoncuar Listën Serbe si një parti që i mban peng sidomos serbët e Veriut.

E po ashtu në këtë rrëfim mund të ndiqni qëndrimet e tija politike si asnjëherë më parë. A do të mund të mbahen zgjedhjet në Veri? A do të eskaloi situata pas 21 nëntorit? Si e ushtron kontrollin Lista Serbe në atë territor të Kosovës?

Related Articles