Jeni kuriozë të dini në çfarë rolesh do t’i shihni Luizin dhe Oltën në filmin e përbashkët?

Jeni kuriozë të dini në çfarë rolesh do t’i shihni Luizin dhe Oltën në filmin e përbashkët?

Pak kohë më parë “Kryefjala” bëri me dije se pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari po punojnë në një projekt të përbashkët. Bëhët fjalë për një film.

Edhe vetë personazhet, janë shprehur se kanë projekte të përbashkëta, por pa zbuluar më tepër.

Por a jeni kuriozë të dini se në cfarë rolesh do i shihni dy banorët më të përfolur të edicioni të dytë të BBV?

“Kryefjala” ka zbuluar se në filmin në fjalë, Olta dhe Luizi do të jenë në rolin e një çifti, si burrë e grua. Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë artistët.

Aktrimi është “shtëpia” e Oltës, ndërsa për Luizin kjo do të jetë dicka e re. Duke ditur kiminë e tyre të cilën e pamë brenda shtëpisë së BBV, pritshmëritë si aktorë tanimë, janë tepër të lartë dhe kurioziteti i publikut, padyshim që është shumë i madh.

Related Articles