Jep dorëheqje anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Alim Rama

Jep dorëheqje anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së, Alim Rama

Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, është liruar nga detyra nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani, pasi i njëjti ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Kështu ka njoftuar këshilltari për medie në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina.

Ai tha se bazuar në afatet ligjore do të bëhet zëvendësimi i anëtarit në KQZ.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alim Rama, i cili përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, ka marrë besimin e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së për të qenë Sekretar Organizativ i kësaj partie.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rama është renditur i treti për nga rëndësia e pozitës që ka marrë në parti, pas nënkryetarit të parë dhe të dytë të partisë.

Ligji për zgjedhjet në Kosovë ia ndalon një anëtari të KQZ-së që të mbajë një post të lartë në parti politike.

Kjo specifikohet në nenin 61.8, pika e, ku thuhet se personi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i KQZ-së nëse është: zotërues i një posti të lartë publik ose i një posti të lartë në parti politike.

Related Articles