Nikoll Pashinyan ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Armenisë.
Ai këtë e ka bërë pas pas kritikave mbi trajtimin që i bëri konfliktit të vitit të kaluar në Nagorno-Karabak.
Pashinyan, i cili hyri në pushtet pasi u përfshi në protestat pro-demokracisë në vitin 2018, kishte qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen pasi armenët etnikë humbën territorin në luftimet rreth enklavës së Nagorno-Karabakut nga Azerbajxhani vitin e kaluar, raporton Reuters.
Përmes një postimi në Facebook, Pashinyan tha se po kthente pushtetin e marrë nga qytetarët tek ata në mënyrë që ata të vendosnin të ardhmen e qeverisë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Siç ishte njoftuar më parë, zgjedhjet do të mbahen më 20 qershor.
Dorëheqja e tij, e cila pritej, erdhi dy ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se masakrat e armenëve nga Perandoria Osmane përbënin gjenocid, një veprim i mirëpritur nga armenët në të gjithë botën dhe i dënuar nga Turqia.
Pashinyan i tha Biden në një letër të shtunën, se vendimi i tij historik ishte një çështje sigurie për Armeninë pas konfliktit të Nagorno-Karabakut, në të cilin Turqia mbështeti Azerbajxhanin.