Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, tha të martën se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes, shkruan Reuters.
Presidenti Volodymyr Zelensky, të hënën, propozoi zëvendëskryeministren e parë, Yulia Svyrydenko, si pasuese të Shmyhal.
Svyrydenko, e cila njëkohësisht është edhe ministre e Ekonomisë, është aleate e ngushtë dhe e kahershme e Zelenskyt.
Shmyhal, i cili ka qenë në detyrë që nga marsi i vitit 2020, pritet të emërohet si ministri i ri i Mbrojtjes së Ukrainës, tha presidenti Zelensky të hënën.