Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci

Në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të mbajtur të mërkurën, ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, pasi i njëjti është propozuar për dekretim tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë takim, KGJK njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes.

Mbledhja po vazhdon me diskutimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme.

Ndryshe, më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pas votimit të fshehtë, ku morën pjesë 87 deputetë, Peci kishte marrë 66 vota, të cilat janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij, ndërsa të pavlefshme kanë qenë tri fletëvotime. /Betimi për Drejtësi.

Related Articles