Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues

Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga detyra.

Haxhiu e ka aprovuar këtë kërkesë, derisa thuhet se e ka falenderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritashëm.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se dje Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, z. Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga Detyra e Zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues”.

“Mbas kësaj, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe z. Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhet në njoftim.

Related Articles