Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit
Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Çavdarbasha që tha se vendimin e ka marrë për arsye personale.

“Ditën e enjte kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrierës sime profesionale”, bëri të ditur ajo.

Çavdarbasha ka qenë një nga dy zëvendësministrat në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu. Zëvendësministri tjetër është Hysen Durmishi.

Mbetet për t’u parë nëse kjo pozitë do t’i takojë sërish Alternativës së Mimoza Kusari-Lilës, nga vinte Çavdarbasha, apo do të emërohet edhe nga partitë e tjera pjesë e koalicionit qeverisës.

Related Articles