Zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, ka dhënë dorëheqje, bëjnë të ditur burimet e portalit “Front Online”.
Dorëheqja e Ukës, sipas burimeve, ka ndodhur si akt moral pas raportimit të djeshëm nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave t ëish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, tha ajo.
Front Online ka kontaktuar Ukën, i cili e ka konfirmuar lajmin e dorëheqjes.
Përndryshe, Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se janë pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Zyrtarët e suspenduar janë: Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga , Ilirjana Shala ,Anila Lakna.