Jep dorëheqje zyrtarja kryesore për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Jep dorëheqje zyrtarja kryesore për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar vet Pranvera Ejupi.

Ejupi ka drejtuar këtë divizion për dy vjet dhe që nga java e ardhshme do ta lërë pozitën.

Themelimi i këtij Divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për Ministrinë e Drejtësisë nga Neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Pranvera Ejupi, ishte kandidate për deputete nga lista e AAK-së.

Related Articles