Jeremiq: Serbisë mund t’i kushtojë me miliarda euro çështja e të zhdukurve

Jeremiq: Serbisë mund t’i kushtojë me miliarda euro çështja e të zhdukurve

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, deklaroi se dje ka nisur zbatimi i planit “franko-gjerman” për Kosovën me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me dhunë dhe detyrim gjatë Luftës së vitit 1999, e cila vlerëson se Serbisë mund t’i kushtojë qindra milionë, dhe madje edhe miliarda euro në të ardhmen.

“Përfaqësuesi i Serbisë, drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, qoftë nga injoranca apo nën udhëzim, e ka pranuar tekstin e deklaratës me të cilën Serbia ka pranuar për herë të parë që në vitin 1999 ka pasur persona të zhdukur në mënyrë ‘të dhunshme’ ose ‘të detyruar’. Serbia ka ratifikuar konventat ndërkombëtare që e detyrojnë të sigurojë shqyrtimin e kërkesave për kompensim astronomik në raste të tilla”, tha Jeremiq në një konferencë të sotme për shtyp, raporton Danas, transmeton Klan Kosova.

Jeremiq theksoi se rezultati i parë i zbatimit të marrëveshjes është jashtëzakonisht i pafavorshëm për Serbinë dhe se zbatimi i pikave të tjera do të çonte në pasoja jashtëzakonisht më të rënda, të pariparueshme për interesat kombëtare serbe.

Related Articles