Jeton Rexhepi emërohet drejtor i Arsimit në Gjilan

Jeton Rexhepi emërohet drejtor i Arsimit në Gjilan

Jeton Rexhepi është emëruar drejtor i Arsimit në Gjilan, duke marrë drejtimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, raporton Gazeta “Enigma”.

Për emërimin në këte dikaster, ka njoftuar vet Rexhepi.

Në reagimin e tij, Rexhepi theksoi se do të mbetet “rob” i ligjeve dhe rregulloreve që funksionalizojnë sistemin arsimor parauniversitar, duke shprehur besimin për bashkëpunim të sinqertë me të gjithë akterët e arsimit, drejtues shkollash, mësimdhënës dhe komunitetin, në funksion të zhvillimit edukativo-arsimor të fëmijëve.

“Të nderuar miq! Pas disa takimeve e bisedave me Kryetarin Alban Hyseni, u dakorduam që të drejtoj Drejtorinë e Arsimit në komunën e Gjilanit, me besimin e thellë se do të vazhdojë të mbetem po i njëjti – “rob” i ligjeve dhe rregulloreve që funksionalizojnë sistemin arsimor parauniversitar. Besoj dhe shpresoj në bashkëpunimin e sinqertë të të gjithëve që lidhen me shkollën, zhvillimin e rritën edukative – arsimore të fëmijve tanë, veçanërisht të atyre që këtë mision nuk e kanë vetëm deklaratë. Falënderoj Kryetarin Alban Hyseni për besimin, e me besimin se DKA si institucion bashkë me drejtuesit e shkollave e mësimdhënësit munden e duhet të jenë mirë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Rexhepi. /Gazeta Enigma/

Related Articles