Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Rastin për e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se trupi i viktimës u gjet në garazh, pranë veturës së tij.
“Më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, thuhet në përgjigje.
Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Sakaq, rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.