“Jo, jo, jo, nuk jam e përfshirë”: Lushaku-Sadriu mohon t’i kenë kërkuar e as dhënë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut

“Jo, jo, jo, nuk jam e përfshirë”: Lushaku-Sadriu mohon t’i kenë kërkuar e as dhënë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut

Pyetur se “a ju kanë kërkuar nënshkrim,” për largimin e Lumir Abdixhikut si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nënkryetarja Jehona Lushaku tha se “jo, jo, nuk jam e përfshirë.”

Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së që ka nisur në ora 15:00 ajo tha se është “mbledhje e rregullt” dhe se aty thjesht do të bëhen “analiza të rezultatit zgjedhor.”

“Dallimet në qasje,” tha ajo, “janë normale për një parti demokratike.”

Kjo pasi u pyet për nënshkrimet e mbledhura që supozohen të inicojnë kuvend zgjedhor në LDK për shkarkimin e Abdixhikut nga posti i kryetarit.

Related Articles