Bashkimi Evropian ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak sic tha dje zëdhënësi i BE-së Peter Stano, Qeveria e Kosovës nuk po tregon gatishmëri për koordinim në veprimet e saj në veri të vendit.
”Ato nuk u hoqën sepse nëse ju kujtohet masat u vendosën në qershorin e vitit të kaluar ndaj adminstratës në Prishtinë për shkak se shumëçka po ndodhte që çonte drejt përshkallzimit. Në vend të hapave që çojnë drejt shtendosjes më shumë hapa që çuan drejt përshkallëzimit janë ndërmarrë nga këta njerëz. Masat janë ende aty dhe ne e kemi thënë atëbotë se masat janë progressive: mund të zgjaten ose të hiqen varësisht nga zhvillimi i situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen”, tha Stano.
Ai tutje ka shtuar se ”Kemi publikuar deklaratat tona me qëndrimin për çështjet e kontrolleve në zyrat e postës së Serbisë dhe rreth përpjekjeve që në mënyrë të njëanshme të hapet ura mbi Ibër dhe në ditët e fundit e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë homologëve tanë në Kosovë, në shumë nivele, në shumë mënyra dhe përmes shumë partnerëve”.
Sipas Stanos nuk ështëvetëm BE-ja që po i kërkon Kosovës të mos angazhohet në veprime të pakoordinuar, por të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.
”Nuk është vetëm BE-ja, të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës po i thonë administratës në Prishtinë që të mos angazhohet në këtë varg hapash kundërprokuktiv, negativ dhe të njëanshëm e të pakoordinuar. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do të na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do të konsiderojmë të marrim nëse situata nuk ndryshon”, tha Stano./21Media