Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një viti mjaftë të suksesshëm si i huazuar te Southampton.
Në fakt sulmuesi shqiptar kaloi vitin e dytë si i huazuar, pasi më parë ishte në elitën e futbollit holandez te Vitesse.
20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.
Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Chelsea, me klubin londinez që tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.
Napolii shprehur interesim për transferimin e Brojës, por garës për të i është bashkuar edhe Atalanta.
Dy skuadrat italiane janë në garë për shqiptarin, por ai kërkohet edhe në Ligën Premier nga skuadra si Leeds United, Newcastle United e West Ham.
Chelsea është gati ta lejoj largimin e shqiptarit, por po pret një ofertë prej 30 milionë eurove.