Joe Bideni pengohet dhe bie gjatë ceremonisë së diplomimit

Joe Bideni pengohet dhe bie gjatë ceremonisë së diplomimit

Joe Bideni është penguar dhe rrëzuar gjatë një ceremonie diplomimi në një akademi të Forcave Ajrore të ShBA-së.

Presidenti i ShBA-së, 80-vjeçar, u ndihmua shpejt nga tre persona dhe eci drejt ulëses së tij pa asnjë ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur në Kolorado.

Teksa presidenti u ndihmua të ngrihej në këmbë, ai bëri me gisht pas tij, duke treguar se çfarë e kishte penguar.

joe biden

Shefi i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Ben LaBolt, tha se Bideni ishte mirë, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Kishte një thes me rërë në skenë teksa ai po shtrëngonte duart me përshëndetje”, tha ai.

Bideni, i cili qëndroi në këmbë për pjesën më të madhe të ceremonisë disaorëshe për të shtrënguar duart me të diplomuarit, dukej se u përplas për diçka dhe ra në gjunjë drejt fundit.

Presidenti kandidon për rizgjedhje në vitin 2024

Related Articles