Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën e Numërimit të Votave në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi
Gjatë vizitës, ambasadori Hargreaves vlerësoi lartë mënyrën se si po zhvillohet procesi i numërimit të votave për asambletë komunale, duke e cilësuar atë si profesional dhe transparent.
“Jam i kënaqur që pashë nga afër një proces të tillë të rregullt dhe të hapur. Përkushtimi i kaq shumë qytetarëve të përfshirë në këtë proces luan një rol thelbësor në forcimin e besimit dhe integritetit të zgjedhjeve,” deklaroi Hargreaves.