Një aeroplan që transportonte ndihma mjekësore për Gazën është nisur nga Jordania, sipas një deklarate nga Organizata Bamirëse Hashemite Jordaneze, një agjenci shtetërore e ndihmës.
Dr. Hussein Al-Shibli, sekretari i përgjithshëm i autoritetit, deklaroi se ndihma përfshin ilaçe dhe furnizime mjekësore për spitalet dhe agjencitë shëndetësore që operojnë në territorin palestinez, shkruan CNN.
Ndihma fillimisht do të arrijë në Egjipt dhe më pas do t’u dorëzohet autoriteteve mjekësore në Gaza, përmes pikës kufitare Rafah.
Rafah është pika e vetme kufitare e Gazës me Egjiptin. Të martën, zyrtarët palestinezë në Gaza thanë se ajo ishte mbyllur për shkak të sulmeve ajrore izraelite. Mbetet e paqartë nëse vendkalimi Rafah është i hapur apo jo.