Joseph takon Lajçakun para përfundimit të mandatit

Joseph takon Lajçakun para përfundimit të mandatit

Profesori amerikan Edward Joseph, dje ka takuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Joseph ka thënë se është nder i veçantë të flasë për një temë të tillë me sllovakun, duke e cilësuar si “më i palodhuri.

Joseph e ka vlerësuar lartë punën e Lajçakur përgjatë këtyre katër viteve si emisar, duke thënë se askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës së ndërmjetësimit të dialogut më shumë se ai.

“Një nder i veçantë për të diskutuar për Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel me të palodhurin Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së. Faleminderit, Miro, për këto biseda domethënëse gjatë këtyre 4+ viteve të fundit. Askush nuk ka qenë më i përkushtuar ndaj detyrës”, ka shkruar Joseph.

Kujtojmë se mandati i Lajçakut si emisar përfundon më 31 janar.

Related Articles