Joseph tregon se a mund ta mbyll Trumpi Gjykatën Speciale

Joseph tregon se a mund ta mbyll Trumpi Gjykatën Speciale

Edward P. Joseph, Profesor për studime ndërkombëtare të avancuara, Johns Hopkins, ka folur për atë se a mundet që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ta mbyll Gjykatën Specialen, për shkak të hakmarrjes ndaj ish-kryeprokurorit të Prokurorisë së Specializuar, Jack Smith.

Joseph tha se kjo “nuk përjashtohet si mundësi”.

“Hakmarrje, hakmarrja është një motiv i mundshëm, sepse dimë se hakmarrja e motivon shumë presidentin Trump, e dimë se u tërhoq edhe nga marrëveshja nukleare me Iranin, vetëm sepse ajo ishte negociuar nga presidenti Obama, për të zhdukur çdo arritje që barte nënshkrimin e tij, kështu që nuk përjashtohet si mundësi”, u shpreh ai.

Ai tha se në  ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përket asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe sipas tij, e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan.

“Këtu në ShBA ka pasiguri të jashtëzakonshme sa i përketë asaj që do të sjell administrata e re e Trumpit dhe mendoj se e njëjta vlen gjithandej në botë, e veçanërisht në Ballkan”, tha Joseph për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.

“Fjala kryesore që do ta përdorja për të përshkruar mandatin e dytë të Trump është “vlerat”, i tërë projekti i Perëndimit për stabilizim mbështetet në vlerat demokratike dhe ne e shohim degradim vërtetë serioz të këtyre vlerave në rajon”, u shpreh ai.

Related Articles