Anthony Joshua nuk arriti të hakmerret ndaj Usyk në duelin e revanzhit, ku ky i fundit u konfirmua si kampion bote.
Joshua dhe Usyk u përballen për titujt IBF, WBA dhe WBO të cilat arriti t’i fitoi ukrainasi.
Pas duelit boksieri britanik, Anthony Joshua u pa tejet i nervozuar duke u larguar nga ringu.
Gjatë një momenti ai dëgjohet t’i ketë thënë edhe babait të tij: “M’u hiq qafe“.
Në pamjet e reja të publikuara sot babai i Joshua-s përpiqet ta qetësoj të birin, por boksieri ia kthen në mënyrë të ashpër: “Për hir të Zotit, m’u hiq qafe“.
Kujtojmë se Usyk fitoi me vendim të ndarë të gjyqtarëve.