Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (DSS) Millosh Jovanoviq tha sot se këshilltari special i Departamentit të Shtetit Derek Chollet Schole, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, “i kërkoi Beogradit njohjen eksplicite të Kosovës së pavarur”.
Jovanoviq konsideron se kjo është e papranueshme dhe shton se edhe përfaqësuesi amerikan ka thënë se duhet pranuar marrëveshja franko-gjermane.
“Kështu tha Chollet në Prishtinë – se kërkohet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve, që në fund të fundit nënkupton njohje reciproke. Ky është kusht për integrimin evropian dhe le të mos e vëmë më në dyshim. Kjo është e papranueshme për ne dhe pikë dhe çdo marrëveshje e re që vjen nga Perëndimi shkon në atë drejtim dhe është e papranueshme për ne”, tha Jovanoviq.