Jul Deda ka një mesazh: Kush do futet në Big Brother, të ketë kujdes nga…

Jul Deda ka një mesazh: Kush do futet në Big Brother, të ketë kujdes nga…

Pas më shumë se katër muajsh, Big Brother Vip 3 ka përfunduar rrugëtimin e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm, me shpalljen fituese të Egla Cenos.

Egla ishte në podin e fundit me Jul Dedën, teksa pas votimit nga publiku, ajo rrëmbeu fitoren, duke u bërë e para femër fituese në edicionet VIP.

Aktori Julian Deda menjëherë pas përfundimit të spektaklit u shpreh për Top Channel se Egla e meritonte këtë fitore, por se sigurisht do kishte dashur ta fitonte ai, ndërsa tha se e kishte parashikuar edhe renditjen, deri në dyshen e fundit.

“Egla e ka merituar, deri te podi e kisha parashikuar, dhe qe shumë i vështirë pastaj. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur”, tha ai.

Por Juli kishte dhe një mesazh ‘ngacmues’ për ata që duan të futen në Big Brother Vip: U them kushdo që do të futet, kujdes kur ka aktorë brenda dhe shkodranë.

I pyetur për aleanca mes tij, Eglës, Romeos dhe Heidit, ai tha: Nuk kishim aleancë, kemi jetuar secili eksperiencën e vet.

Related Articles