Gjilan: Një grua dyshohet se u dhunua dhe u grabit, prokuroria nis hetimet

Gjilan: Një grua dyshohet se u dhunua dhe u grabit, prokuroria nis hetimet

Një grua dyshohet se është sulmuar bashkë me djalin e saj derisa ishin duke ecur rrugës.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e së shtunës në Gjilan.

Nga ajo të dyshuarit thuhet se kanë marrë para dhe ari nga viktima, derisa dyshohet se ajo edhe është dhunuar nga ata.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Në një përgjigje për Klankosova.tv thuhet se autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore për identifikimin e të dyshuarve.

Rasti është kualifikuar si “Dhunim”, “Grabitje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime në mënyrë që të indentifikohen kryesësit e këtyre veprave. Nga prokurori kujdestar rasti është kualifikuar si “Dhunim”, “Grabitje” dhe “Lëndim i lehtë trupor””, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Related Articles