Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj SBASHK’ut që po kundërshton testimin e mësimdhënësve. Thaçi thotë se nëse do të vazhdojë qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë atëher ajo duhet shpallur organizatë kriminale.
Thaçi qysh më 2016 nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.
“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkruan Thaçi në Facebook.