Juve dhe Paredes kanë marrëveshje personale, argjentinasi po pret telefonatën e Zonjës së Vjetër

Juve dhe Paredes kanë marrëveshje personale, argjentinasi po pret telefonatën e Zonjës së Vjetër

Leandro Paredes ka pranuar të rikthehet në Serie A, pas disa viteve të kaluara në Rusi e Francë.

Mesfushori argjentinas nuk bën pjesë në planet e Paris Saint Germain dhe i është dhënë leja e largimit nga Parc de Princes.

Paredes ka një marrëveshje me personale me gjigantin italian, por në fund nuk u zyrtarizua shkaku që Adrien Rabiot nuk pranoi kalimin te Manchester United.

Megjithatë argjentinasi i ka bërë të qartë drejtuesve të Juventusit se do t’i pres ata edhe javën e ardhshme dhe nuk do të dëgjojë propozime të tjera.

Drejtuesit e gjigantit italian tani synojnë të heqin lojtarët teprica nga mesfusha për t’i bërë vend argjentinasit.


Zonja e Vjetër synon të shes dy lojtarët si Adrien Rabiot dhe Arthur për t’i bërë një vend në mesfushë anëtarit të PSG-së.

Related Articles