Juventusi i shpëton humbjes në çastet e fundit ndaj Venezias

Juventusi i shpëton humbjes në çastet e fundit ndaj Venezias

Juventusi ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Venezias në shtëpi në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit italian.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët realizuan për 1-0 në minutën e 19-të përmes Federico Gattit.

Mysafirët patën një rast ideal për të barazuar shifrat kur në minutën e 30-të Magnus Kofod Andersen goditi traversën.

Në minutën e 49-të Juventusi shënoi edhe një gol, por ai u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë gjatë aksionit.

Venezia ia doli që të barazojë rezultatin në minutën e 61-të kur Mikael Egill Ellertsson shënoi për rezultatin 1-1.

Mysafirët nuk u mjaftuan më kaq dhe shënuan edhe golin e dytë përmes Jay Idzes në minutën e 84-të për 2-1.

‘Bianconerët’ ishin me fat dhe i shpëtuan humbjes në çastet e fundit ku Duslan Vlahovic u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi Juventusi shkon në kuotën e 28 pikëve të grumbulluara në Serie A dhe mban pozitën e gjashtë në tabelë.

Related Articles