Juventusi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Sassuolos, shkruan Gazeta Enigma.

Paulo Dybala e hapi serinë e golave duke shënuar për 1-0 në minutën e 3-të pas një topi të kthyer.

Mysafirët e barazuan rezulatin me një gol të bukur të Traores në minutën e 24-të.

Goli i fitores nga bianconerët u shënua në minutën e 88-të pas një aksioni individual nga Dusan Vlahovic në minutën e 88-të i cili e detyroi Tressoldin ta dërgoj topin në portën e tij.

Juventusi në gjysmëfinale do të ndeshet me Fiorentinën që e eliminoi sonte Atalantën duke e mposhtur me rezultat 2-3./GazetaEnigma/

Related Articles