“Ka deputetë të LDK-së dhe PDK-së që do të më votonin, por janë nën presion nga liderët e tyre”

“Ka deputetë të LDK-së dhe PDK-së që do të më votonin, por janë nën presion nga liderët e tyre”

Deputetja e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka komentuar dështimin e vazhdueshëm të procesit të votimit për emërimin e saj, i cili ka dështuar mbi 50 herë.

Haxhiu vazhdon të këmbëngulë se ajo i ka votat e nevojshme, nëse procesi i votimit zhvillohet në mënyrë të fshehtë.

Sipas saj, deputetët e PDK’së dhe LDK’së kanë trysni nga liderët e partive të tyre për të votuar emrin e saj si kryeparlamentare.

“Ne kemi pasur kontakte, unë dhe kolegët e mi nga partia, me deputetë të PDK-së dhe LDK-së, dhe ata kanë thënë që duan të votojnë. Do të më votonin mua, por kanë trysni nga partia. Ku është problemi këtu? Janë liderët e partive që nuk i lejojnë deputetët të votojnë sipas mendjes së tyre,” – tha Haxhiu në emisionin Debat Plus.

Related Articles