Skenaristja kubane, Delia Fiallo, e cila konsiderohet si “nëna e telenovelave” ka ndërruar jetë në Miami në moshën 97 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e autores së telenovelave të popullarizuara, si “Cassandra” dhe “Esmeralda”, e ka bërë të ditur familja e saj.
Themeluesja e këtij lloji të telenovelës romantike shumë të popullarizuar të Amerikës Latine, kishte thënë në vitin 2018 se dëshiron të mbahet mend si një person i dashur.
Deli gjurmët e saja në kulturën popullore të Amerikës Latine në gjysmën e dytë të shekullit 20 – transmeton KP.
Ajo e filloi karrierën në vitin 1950 me një telenovelë në radio dhe shkroi skenarin e saj të parë për televizionin shtatë vjet më vonë.