Me dhëmbje krenarie ka reaguar autori i golit të vetëm të Zvicrës, atij të barazimit, kundër Spanjës, e cila u mbyllë 1:1 e të cilën Iberikët e Spanjës e fituan vetëm në saje të fatit të penaltive!
Me shumë emocione edhe Xherdan Shaqiri e ka komentuar sfidën e madhe të kombëtares së Zvicrës ndaj Spanjës, e cila u mbyllë me fitore të spanjollëve vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja përfundoi në kohë të rregullt 1:1, sikurse edhe në vazhdime du herw nga 15 minuta, për t’i lënë fatin e saj ekzekutimit të penalltive.
“Ishim shumë afër!”, ka shkruajtur Shaqiri, duke shfaqur dhëmbjen e tij për humbjën, por njëherit edhe krenarinë e tij dhe shokëve të skuadrës. Ai ka falënderuar bashkëlojtarët për emocionet që i kanë shkaktuar gjatë kësaj periudhe në ‘Euro 2020’, duke mos harruar tifozët Zviceran dhe ata të shpërndarë gjithandej nëpër botë, të cilët në mënyra të ndryshme e kanë përkrahur kombëtaren simpatike – helvetike.
Postimi i Xherdan Shaqirit:
“Ishim kaq afër! shumë Krenar për çdo Anëtar të këtij Ekipi! faleminderit vëllezërit e mi për këto emocione të mahnitshme gjatë Euro! Faleminderit shumë tifozëve në shtëpi dhe në botë për mbështetjen e mahnitshme!”