Ka reaguar me ‘dhëmbje krenare’ edhe Xherdan Shaqiri, pas eliminimit nga ‘Euro 2020’

Ka reaguar me ‘dhëmbje krenare’ edhe Xherdan Shaqiri, pas eliminimit nga ‘Euro 2020’

Me dhëmbje krenarie ka reaguar autori i golit të vetëm të Zvicrës, atij të barazimit, kundër Spanjës, e cila u mbyllë 1:1 e të cilën Iberikët e Spanjës e fituan vetëm në saje të fatit të penaltive!

Me shumë emocione edhe Xherdan Shaqiri e ka komentuar sfidën e madhe të kombëtares së Zvicrës ndaj Spanjës, e cila u mbyllë me fitore të spanjollëve vetëm pas ekzekutimit të penaltive, pasi ndeshja përfundoi në kohë të rregullt 1:1, sikurse edhe në vazhdime du herw nga 15 minuta, për t’i lënë fatin e saj ekzekutimit të penalltive.

“Ishim shumë afër!”, ka shkruajtur Shaqiri, duke shfaqur dhëmbjen e tij për humbjën, por njëherit edhe krenarinë e tij dhe shokëve të skuadrës. Ai ka falënderuar bashkëlojtarët për emocionet që i kanë shkaktuar gjatë kësaj periudhe në ‘Euro 2020’, duke mos harruar tifozët Zviceran dhe ata të shpërndarë gjithandej nëpër botë, të cilët në mënyra të ndryshme e kanë përkrahur kombëtaren simpatike – helvetike.

Postimi i Xherdan Shaqirit:

“Ishim kaq afër! shumë Krenar për çdo Anëtar të këtij Ekipi! faleminderit vëllezërit e mi për këto emocione të mahnitshme gjatë Euro! ????????❤️Faleminderit shumë tifozëve në shtëpi dhe në botë për mbështetjen e mahnitshme!”

we were so close! so Proud of every Member of this Team! thank you my Brothers for these amazing emotions during the…Posted by Xherdan Shaqiri on Friday, July 2, 2021

Related Articles