Arbios Thaçi ka disa vite që po tregon paraqitje fantastike në Superligën e Kosovës në futboll.
Edicionin e kaluar ishte tek skuadra e Drenicës, por tashmë duket se do të ndryshojë skuadër.
Thaçit i ka skaduar kontrata me skuadrën nga Skenderaj, me disa skuadra që e kanë kontaktuar tashmë për të bashkëpunuar në edicionin e ri.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Thaçi ka tri oferta në drejtim të tij nga skuadrat e Superligës së Kosovës, por interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra në Shqipëri.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit, që tash e disa vite po tregon stabilitet të madh në mesfushë.