Pas një komunikate të KFOR-it lidhur me kidnapimin e 3 policëve kosovarë nga forca serbe, ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Jeton Zulfaj.
Sqarimeve të KFOR-it se nuk ka informacione të sakta se ku ndodheshin 3 policët në momentin e kidnapimit, Zulfaj i është përgjigjur me një thumb, drejtuar komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.
“Pas të gjitha dëshmive që i ofruam ne, duket se është e paqartë se ku ndodhet Komandanti Ristuccia, jo se ku ishin policët e Kosovës”, ka shkruar Zulfaj.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
“Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it, dërguar mediave.
After all the evidence we provided it seems that it is unclear where Commander Ristuccia is, not where Kosova Policemen were. https://t.co/xkxcmtAXEI— Jeton Zulfaj (@JetonZulfaj) June 16, 2023