Tetë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes dy veturave që ka ndodhur rreth orës 22:11 në hyrje të Kaçanikut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur për Gazetën Enigma se disa nga të lënduarit po marrin trajtimet mjekësore në Kaçanik, ndërsa disa të tjerë janë dërguar për trajtim në Ferizaj.
“Rreth orës 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje të autostradës në Kaçanik ka ndodhur njnjë aksident trafiku në mes dy automjeteve te udhëtarëve me targa vendore. Te lënduar janë 8 persona, disa janë trajtuar ne Kaçanik e disa janë përcjell më pas për Ferizaj”, ka thënë Kanun Veseli për Gazetën Enigma.