KMDLNj kërkoi ta monitorojë Hagën, Specialja e refuzoi

KMDLNj kërkoi ta monitorojë Hagën, Specialja e refuzoi

Leja për ta monitoruar procesin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, e bërë më 22 nëntor të vitit të kaluar, nuk iu dha.

Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut iu tha se duhet të bëjnë kërkesë ndryshe.

Kështu u bë. Por, leja nuk u dha as kësaj herë.

Arsyetimi, sipas Behxhet Shalës, drejtor në KMDLNj, ishte i çuditshëm, njofton Klan Kosova.

Shala, që thotë se KMDLNJ ka të drejtë monitorimi, pasi këtë e bën edhe në Kosovë, nuk e beson këtë arsyetim, duke hedhur dyshime se Haga nuk po lejon as OJQ-të vendore të përfshihen në punën e Speciales.

E kjo qasje e Speciales, sipas tij, është shumë e rëndë për shtetin e Kosovës.

Related Articles