Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar kërkesën e Kosovës për të shitur 246 raketa antitank “Javelin” forcave të saj të sigurisë
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur sot se Policia e Kosovës është pajisur me armë të gjata.
“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë” thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë prurje të re në PK, ka reaguar edhe këshilltarja e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo ka thënë se marrëveshja për armë, e inicuar nga presidentja gjatë vizitës në Kroaci, është realizuar me sukses dhe për këtë falënderoi partnerët kroatë.
“Marrëveshja e iniciuar nga Presidentja e Republikës gjatë vizitës në Kroaci, sot u realizua me sukses. Faleminderit partnerëve kroatë për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës sonë dhe përkrahje e plotë për Policinë e Kosovës në misionin e saj të shenjtë. Do të kemi akoma lajme të mira” ka shkruajtur Donika Kadaj-Bujupi.