Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në SHBA

Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në SHBA

Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga gjenerata 2025.

Enderoni për katër vjet ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të SHBA-së dhe do të bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e FSK-së

Njoftimi është bërë nga FSK-ja.

Postimi i plotë:

Kadeti nga Kosova diplomoi në Akademinë Ushtarake të Forcave Ajrore në ShBA

Kadeti Enderon Vuthaj nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjenerata 2025.

Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen kuadro të përgatitura nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Enderoni për katër vjet ka ndjekur shkollimin profesional së bashku me kadet nga mbarë bota pranë Akademisë Ushtarake Ajrore të SHBA-së dhe do të bashkohet oficerëve të FSK-së për të dhënë kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, dhe për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë krah për krah me partnerët tanë.

Related Articles