Kadriaj akuzon VV-në: Qëllimshëm po e zvarritë krijimin e Qeverisë së re

Kadriaj akuzon VV-në: Qëllimshëm po e zvarritë krijimin e Qeverisë së re

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadriaj, ka akuzuar LVV-në se po e zvarritë qëllimshëm krijimin e Qeverisë së re duke bërë ankesa në KQZ.

Sipas saj, partia e Albin Kurtit nuk i ka votat e nevojshme për krijimin e Qeverisë. Është e bindur se Qeverinë e re do ta krijojë blloku opozitar nëse gjejnë një gjuhë të përbashkët politike.

‘’Duke krahasuar me mandatin e kaluar kur ata i kishin votat për formimin e Qeverisë dhe që procesi zgjedhor ka shkuar shumë shpejtë edhe përkundër ankesave që kanë qenë, tash po shihet që qëllimshëm po gjejnë arsye me zvarritjen duke bërë ankesa  edhe ndaj KQZ-së edhe ndaj krejt procesit në mënyrë që të zvarrisin në mënyrë që ta zvarrisin procesin. Unë mendoj se arsyeja e vetme është se këta nuk i kanë numrat për formimin e Qeverisë. Ne kemi thënë qartë që ne si AAK jemi për formimin e Qeverisë nga blloku opozitar që ka qenë. Normal se këtu duhet të darkordohen të gjitha partitë politike edhe të bëhet Qeveria. Ne i kemi numrat”, tha Kadriaj për RTV 21.

Related Articles