Kadriaj i drejtohet Muratit: Vizito Kroacin, shih se si trajtohen veteranët

Kadriaj i drejtohet Muratit: Vizito Kroacin, shih se si trajtohen veteranët

Deputetja e Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ku u propozua projektligji i pagës minimale nga Qeveria, tha se nga ky propozim po sulmohen veteranët, teksa edhe i sugjeroi ministrit Murati, të vizitojë shtetin e Kroacisë për të parë se si trajtohet atje kategoria e veteranëve, raporton GazetaEnigma.

Ajo theksoi se ka turp nga ky projektligj o propozuar nga Qeveria.

“Ju po e shfrytëzoni këtë rast që të sulmohen veteranët. Ministër vizito Kroacinë dhe shih se si i trajtojnë veteranët. Ju po thoni që këto kategori nuk mund të përfshihen për shkak të mundësive buxhetore, ose është dasht të gjindet kjo mundësi ose mos të diskriminohen veteranët. Mua më vje turp për këtë projektligj që e keni sjell. Ajeni konsultuar me këshillin ekonomiko social?”, tha Kadriaj. / GazetaEnigma

Related Articles