Kadrijaj: Masat e BE-së dëmtuan rëndë imazhin ekonomik të Kosovës dhe ngadalësuan investimet

Kadrijaj: Masat e BE-së dëmtuan rëndë imazhin ekonomik të Kosovës dhe ngadalësuan investimet

Pas njoftimit për heqjen e të gjitha masave ekonomike të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, ekonomisti Mustafë Kadriaj ka vlerësuar se këto masa kanë shkaktuar pasoja të konsiderueshme ekonomike dhe institucionale gjatë dy viteve të fundit, shkruan Gazeta Enigma.

Në një prononcim për Gazetën Enigma, Kadrijaj tha se dëmet më të mëdha janë reflektuar në imazhin ekonomik të vendit dhe në bllokimin e projekteve zhvillimore të financuara nga BE-ja.

“Së pari është imazhi ekonomik. Për faktin se një shtet që është nën masa, nuk reflekton mirë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu, edhe projektet dhe investimet që janë parashikuar nga BE-ja për Kosovën, kanë mbetur pezull, çka bëri që të ngadalësohen hapat drejt prosperitetit”, deklaroi ai.

Sipas Kadriajt, situata ishte rezultat i qasjes politike të kryeministrit Albin Kurti gjatë mandateve të tij qeverisëse.

“Kjo ishte si rezultat i sjelljes së kryeministrit Albin Kurti në mandatin e kaluar, si dhe në mandatin e tanishëm, pasi politika e tij nuk e ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe shtetëror, por fokusohet në rehabilitimin e tij politik. Kjo do ta dëmtojë perspektivën ekonomike dhe raportin e Kosovës me BE-në”, theksoi ekonomisti.

Related Articles