Kadrijaj e AAK-së: Nuk presim asgjë të re as sot nëse VV vjen me emrin e njëjtë

Kadrijaj e AAK-së: Nuk presim asgjë të re as sot nëse VV vjen me emrin e njëjtë

Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, u deklarua para nisjes së seancës së shtatë konstitutive se nuk presin asgjë të re edhe sot, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Kadrijaj ka theksuar se VV duhet me i pas votat, nuk presim ndonjë risi në senacën e sotme nëse propozimi i tyre do të jetë i njëjtë me herat e kaluara.

“Nuk po presim asgjë, shumica duhet me i pas votat. Këta duhet të angazhohen që ta kenë shumicën e thjeshtë. Klasa politike që tenton që të marr qeverinë duhet të angazhohet ta sigurojë shumicën e thjeshtë 61 vota Ne nuk e kemi pa një angazhim së paku publikisht. Nuk kemi ndonjë risi”, tha ajo.

Tutje Kadrijar ka theksuar se “qëndrimi ynë është i njëjtë, nuk do ta votojmë kandidatën për kryeparlamentare”, tha Kadrijaj. /Gazeta Enigma/

Related Articles