Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrim Evropian.
Sipas saj, Arbëreshë Kryeziu, deputete e VV-së, vazhdon të jetë zëdhënës e Qeverisë.
Ajo shtoi se nuk dëshirojnë që të pengojë mbledhjen e partisë duke kërkuar që VV-ja të mos e keqpërdorë pozitën.
“Pse ka ngel zbatimi i agjendës evropiane dhe pse kemi pasur ngecje sa i përket MSA-së. Cilat do të jenë angazhimet konkrete sa i përket MSA-së”.
“Kjo qasje e juaj po më vjen keq. Mos e keqpërdor pozitën se ne kemi thirr. Vazhdoni mbledhje të partisë. Meqenëse është zëdhënës e Qeverisë vazhdoni mbledhjen e partisë”.
Fillimisht Kryeziu tha se edhe përkundër sfidave dhe gjendjes së rëndë menaxhimi ka qenë efikas.
“Pavarësisht faktit që e keni marrë ministrinë me shumë probleme s’ka qenë aspak e lehtë të menaxhohet ministria”.
“Cilësia e arsimit në të gjitha nivelet a keni arritur të identifikoni shkaktarët që masat të mos jenë të zbatueshme dhe a ka raport që çfarë qasje duhet të ketë ministria që të ketë progres në të ardhmen”.
Në Komision ka raportuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me raportin e KE-së për Kosovën. /Gazeta Enigma.