Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Gani Krasniqi, i cili i kishte thënë “Ramush, turp për gjuhën”.
Ajo i ka thënë Krasniqit që është mirë të dalë këtë fjalim ta mbajë para veteranëve, që po protestojnë, raporton gazeta Blic.
Kadrijaj ka thënë është turp për kryeministrin se si i ka ndëshkuar veteranët.
“Marre kryeministër…”, ka theksuar ajo.
Kadrijaj ka kërkuar nga Glauk Konjufca që ta ndërpresë seancën e Kuvendit.
“Mos bëni sikur nuk po ndodh asgjë jashtë”, tha ajo.