Kadrijaj, Kurtit: Nuk je mbi shtetin, s’të lejojmë ta shkatërrosh Kosovën

Kadrijaj, Kurtit: Nuk je mbi shtetin, s’të lejojmë ta shkatërrosh Kosovën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për krizën politike aktuale në Kosovë.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, që të mos e bllokojë vendin, ndërsa shtoi se i njëjti të paraqitet në seancën konstituive.

“Nuk je mbi shtetin zotëri Kurti, nuk je mbi Kushtetutën zotëri Kurti, për këtë do të përgjigjesh një ditë dhe fundi do të jetë i tmerrshëm”, u shpreh ajo.

Deputetja e Aleancës shtoi se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi mund, sakrificë dhe gjak, teksa tha se për këtë arsye, nuk do ta lejojnë partinë në pushtet “ta shkatërrojë vendin”.

Related Articles